>
LETERSISHQIP

Tingulli I Çiftelisë

Të dy veshët i kam të ngecur në telat e çiftelisë,
Me një tingull më lakmon fshatin, arat, lulet,
Më kujton dhe telat e urisë,
Që duke ngrënë, gjyshja më uronte për shëndet.

Tingulli tjetër më ngjallte kujtime,
Për gjakdhënësit e kësaj toke me dashuri,
Për liri ne t’i themi njëri tjetrit urime,
Dhe ujin e kësaj toke të padridhur me e pi.

Një zë tjetër tingulli më shfleton zemrën,
Hap pas hapi po shiqohet në të vetëm lirija,
Dhe gishtat e duarve kapin pendën,
Çohet Romantika që t’i ndezë këta çira.

Tingulli tjetër më lufton frikën në zë,
Më fuqizon për këndim sa si malësorët,
Për nënën Kosovë fytin flakë me e bë,
Dhe i gëzuar që nga gëzimi më dalin lotët.

DËRGOI: