A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Personazhe Të Njohur

Nazim Frrakulla

Frrakull e madhe shekullore
Bije e tokes arbenore
Neper shekuj ke evoluar
Ke lindur burra te shquar

Nazimin trimin me flete
Mendjendriturin profet
I dhe drite i dhe jete
Te ngjiste majat perpjete

Frrakulles tij i kendoi
Myzeqare goj me goj
I shkroi bujkut, fukaras
Zahires e trahanas

Pen e tij majeholl
Vargun e beri pisqoll
Qelloi mbi pashallar
Mbi bejler e agallar

Pen e tij karakoll
Qelloi gjer ne Anadoll
U perlesh me automan
Me Turgut e me Sulltan

Thumboi kisha e xhamia
Fej e tij ish shqiptaria
Nuk desh fe e dogmetar
Prifterinj e hoxhallar

Ne kohen e pleqeris
I mjeri u katandis
Vdiq ne burg ne Stamboll
Pas la faren qe u mboll

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019