Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gruaja

Gruaja me e bukur
Eshte ajo punetore
Me krahet perveshur
Kembe zbathur, muskulore

Kur zbret poshte nga zalli
Rruges perrallore
Shkon e vjel perime
Serave diellore

Punon e nuk lodhet
Tokave bujqesore
Nder shoqet e para
Eshte shembullore

Mbremjeve me yje
Sodit skenat qiellore
Ben pune artistike
Qendis e ben punedore

Mbush arkat me rrush
I con ne treg te zi
Shet e blen ushqime
Ben e rrit femi

Shtepin e mban drite
Kudo bardhesi
Ne oborr mbjell lule
I ujit, ne koke u rri

Kudo eshte e para
Ne familje shoqeri
Fjalet i ka te prera
Me filozofi

Zerin e ka te embel
Kengen e ka hobi
Qan e qesh me ligje
Bie, ngrihet perseri

Eshte me e vleresuara
Per punet me cilesi
Mban dekorata pune
Nene me shume femi

Jeten e jeton
Ashtu si ti vije
Eshte vrare, eshte kalitur
Me vuajtje veshtiresi

Gruaja me e bukur
Eshte gruaja ime
Eshte ylli qiellor
Drit e jetes sime

Sot me 1Mars
Ditelindjen feston
Mbushi plot shtatedhjet
Per Teuten dhe per ne
Rroft e qoft pergjithmon

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet