>
LETERSISHQIP

I Mjeri Njeri

Reth teje qëndron, në mendime i ngurtë
Ti o i mjerë vazhdon dhe e ngritë atë në kult.

Të rri perballë, mendon se ske njerëzi,
Ti mendon ende se ai të sjell në jetë risi.

I pa ndershëm për vete e ty për moral te flet
Dhe ti ende nuk kuptove se në mendje ai ç'po nget.

Në çdo fjali që thotë, ai i është i ngecur,
Ti e dëgjon akoma madje veten duke tërhequr.

Tërhiqesh gjithmonë, vetes duke mos i besuar,
Po kur do ta kuptosh që në mendje je më i kulluar?

Rreth teje qëndron e të sheh si një të përdalë,
Ti si gjithmonë e vë atë në piedestal.