Pylli Qan Për Sorkadhen

Sorkadhen e zunë në çark një mbrëmje,
Kur ngrihej pas fleteve ylli,
Natën me mall e me dhembje
Sorkadhen e re e kërkonte pylli.

Kur dita niste te feksë
Sa mbyllej syri i yllit,
Rënkonin drurët me vesë
Dhe s'ishte vesë!ishin lotët e pyllit...

- poezi nga Qendresa Vilaku


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  8



Më shumë nga Qendresa Vilaku