Më mbaj mend (për 1 muaj)

Rakipe Karaj

Rakipe Karaj
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  50
Këndon kryesisht: e lehtë

Rakipe Karaj është këngëtare e njohur. Këngëtarja shumë e respektuar Rakipe Karaj, ka mbaruar studimet për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, me pedagogen Edith Mihali. Rakipe Karaj është nga ato këngëtare që jo vetëm lëvroi muzikën lirike, ariet, romancat, por edhe këngën tonë të bukur popullore, këngën qytetare, së bashku me bashkëshortin, kompozitorin Ylli Kalaja. Rakipe Karaj ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore të këngës, nga Festivalet në Radio Televizion, Anketat muzikore, Koncertet e Majit dhe shumë aktivitete të tjera.Festivali i parë ku Rakipe Karaj ka marrë pjesë është festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion, ku ka kënduar këngën ‘Ne të dy’, të kompozitorin Naim Gjoshi ku ka marrë çmimin e tretë. Zonja Karaj është pjesëmarrëse e disa edicioneve të festivalit të këngës në RTSH, ku është nderuar me disa çmime. Ka dhënë koncerte të pa numërta brenda dhe jashtë vendit, si dhe është figurë mjaft e respektuar e cila posedon një karrierë mjaft të bujshme në repertorin e muzikës së lehtë. Gjithashtu Karaj, është fituese e çmimit Mikrofoni i Artë në festivalin e Strugës “Këngë Jeho”. Në festivalin folklorik në Gjirokastër, është fituese e çmimit të parë për këngën qytetare. Zonja Karaj, është pedagoge e kantos, e cila përgadit talente të reja në rrugëtimet e tyre muzikore të cilat sot performojnë në skena prestigjoze.

Në Dhjetor 1977, Rakipe Karaj merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Ne Te Dy".

Në Dhjetor 1980, Rakipe Karaj merr pjesë në Festivali I 19-Të Në Rtsh me këngën "Do Te Vij Patjetër".

Në Dhjetor 1980, Pellumb Elmazi & Rakipe Karaj marrin pjesë në Festivali I 19-Të Në Rtsh me këngën "Nje Brigade E Re".

Në Dhjetor 1980, Rakipe Karaj & Kozma Dushi marrin pjesë në Festivali I 19-Të Në Rtsh me këngën "Nje Brigade E Re".

Në Mars 2014, Pleqte E Krujes & Rakipe Karaj marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Këngën Bashkë Ta Këndojmë".

Në Mars 2014, Pleqte E Krujes & Rakipe Karaj marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Kush Ma Bon Një Kafe Në Mëngjes".

Në Gusht 2016, Rakipe Karaj merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2016 me këngën "O Po Qan Lulja".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 0