Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dani Interpreton Himnin Shqiptar Në Ring


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[17-05-2014]
Himni kombëtar shqiptar i interpretuar ‘live’ para një audience botërore e i transmetuar drejtpërdrejt në kanalin prestigjioz botëror Eurosport, ka ardhur mbrëmë para meçit të kampionit shqiptar Nuri Seferi, në interpretim të këngëtarin të njohur mbarëshqiptar Ramadan Krasniqi-Dani.

Interpretimi në ring i himnit kombëtar nga Dani, pos që shtangu miliona shikues të këtij kanali ngriti edhe adrenalinën te çdo familje shqiptare e siç duket më së shumti te ‘Taysoni shqiptar, i cili më pas në këtë meç ka rikthyer titullin e kampionit evropian në boks.

Jo shpesh e ndoshta fare ndodh që në një kanal me famë botërore, siç është Eurosport, kur dihet sa i kushtueshëm është një sekondë televizive, të ndodhin befasi të tilla.

Kujtojmë që Dani kohë më parë braktisi Festivalin ‘Kënga ime’ në Shqipëri, i irrituar nga pjesëmarrja e këngëtarit serb, Zdravko Colic. Ndërkaq, interpretimi i himnit kombëtar shqiptar në Eurosport, del edhe si një fakt më tepër se ai kategorizohet në shkallët e një këngëtari pos të mrekullueshëm, po aq edhe kombëtar.

Në përballjen e zhvilluar në Hamburg, Seferi mposhti hungarezin Tamas Lodi. Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42-të, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë.
 (Telegrafi)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet