TEKSTESHQIP

Rexhep Kryeziu
Edhe Një Dite
Lyrics

Fjalët që shpesh mi ke thënë
Dhe premtimet qe mi ke dhënë
Duket se në ujë paskan rene
Ato ditë që i kaluam
Ato netë që ne i shijuam
S'mund t'besoj që tani mbaruan

Por e din që kudo që jam
Dhe e di që kudo që je
N'zemër të kam dhe n'zemër më ke

Edhe një ditë të jem me ty
Edhe një natë të behemi dy
M'puth në buzë, të të puth në sy
Më del nga zemra, në shpirt më hyj
Dhe atë ditë ti të më jesh dritë
Edhe atë natë të ma bësh ditë
Që si kujtim deri në amshim
Përherë të ngroh këtë shpirtin tim

T'vetmën gjë që ne e deshëm
Shkaku i tjerëve ne atë e heshtëm
E gënjyem pra të vërtetën
E nëse ti më s'ke guxim
Kështu do zhytemi ne në krim
Pastaj faji a mbetet jetim

E një ditë kur të pendohesh
Mos ngurro të me afrohesh
Për herë t'fundit të më largohesh

Edhe një ditë të jem me ty
Edhe një natë të bëhemi dy
M'puth në buzë, të të puth në sy
Më del nga zemra, në shpirt me hy
Dhe atë ditë ti të më jesh dritë
Edhe atë natë të ma bësh ditë
Që si kujtim deri në amshim
Përherë të ngroh këtë shpirtin tim