>
LETERSISHQIP

Apokalips !

Ndot më vjen të flas për atëherë,
Se e atëhershmja veten m’ndot,
Vërdallosem ashtu si përherë,
Në terrn’e skëterrtë që se lë dot.

Tru që bien mbi asfalt,
Lot që zemrën spërkasin,
E unë që mbetem fjalëpak,
Krahas dhimbjeve që buçasin.

Fjalë që shtyjnë e godasin,
Si t’shpejtat kama fluturake,
Çajnë e shqyejnë por s’flasin,
N’kufoma t’shpresave foshnjarake.

Lot që s’thahen nuk ndalojnë,
T’rrjedhin n’tokë si tsunami,
Zemrën t’gjithë e ligështojnë,
Botës t’gjithë t’i bjerë tufani.

E vërtetë, bota s’më deshi asnjëherë,
Edhe tash thjesht s’më do dot,
Ndot më vjen të flas për atëherë,
Në terrn’ e skëterrtë që se lë dot.