>
LETERSISHQIP

Kjo Natë

Kjo natë më mallkon emrin,
Ashtu si emri im natën e zezë,
Dashuron dashuria tjetrin e tjetrin,
E mua të vetëm më mallkon t’vdesë.

Gjithnjë unë kam ndjekur hijet,
Ashtu siç hijet më kanë çmendur mua,
Çmëndurisë tek i çmënduri kurrë t’mos i flihet,
Dhe i humbur, unë kurrë t’mos them të dua!

Kjo natë ka vdekur e ditë s’do ketë,
E bashkë me të unë do doja t’kisha vdekur,
Nuk jetoj dot në një botë ku asgjë s’më përket,
Ku përherë kam qënë i gjallë i fshehur.

Gjithnjë kam dëgjuar zërat të më flisnin,
E hijet rrugën time t’ma drejtonin,
Zemrat që iu dorëzova vetëm më braktisnin,
Dhe me hijet ninullën e mallkimit më këndonin.

Kjo natë më vret si kurrë më parë s’kam vdekur,
E hëna që kundron vuajtjen e zëmrës së pafaj,
E qaj se zemra kurrë zemër tjetër s’ka prekur,
E ndaj kësaj nate i lutem të më vras, ndaj.