>
BIOSHQIP

Rona Nishliu, Mallkon Dashurinë

07-11-2014
Këngëtarja Rona Nishliu nuk është se është çdo herë aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi këngëtarja ka postuar një status mjaft interesant në rrjetin e saj social në twitter.



Nishliu ka postuar këngën "Kjo dashnija kjoft mallkue" e cila interpretohet nga Tefta Tashko Koco, ndërsa Rona duket se mban të njëjtin mendim me tematikën e këngës teksa e ka shoqëruar linkun me mbishkrimin "e vërteta".



Rona së shpejti do të jetë pjesë e një festivali që do të organizohet në Prishtinë, "Jazz Music" i cili do të mbahet në Teatrin Oda nga data 1 deri më 7 nëntor.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rona Nishliu, Mallkon Dashurinë