>
BIOSHQIP

Ronela Hajati: “Unë Jam Me Pushime, Dhe Klipi Do Të Dalë Së Shpejti ”

14-08-2015
Pas publikimit të lajmit që këngëtarja Ronela Hajati ka hasur në konflikt me skuadrën e menaxhimit dhe si pasojë do të anulohet videoklipi i “Tigër” i cili tashmë e disa ditë është paralajmëruar. Ronela Hajati për Indeksonline ka thënë që ajo nuk dinë asgjë për këtë punë, madje ka thënë që për momentin është në pushime me nënë e saj. Ndër të tjera këngëtarja ka thënë që së shpejti do të publikohet videoklipi dhe arsyeja pse nuk ka dal ende, ka qenë për shkaqe teknike nga ana e montazhës por që çdo gjë tjetër është në rregull dhe që ajo nuk ka njohuri për asnjë lloj mosmarrveshje. Përndryshe traileri i këngës “Tigër” tash e disa ditë është i publikuar në kanalin YouTube.
(Indeksonline)