>
LETERSISHQIP

Si Kujtim,si Dashuri

Kur më lusje -Eja
e t'thoja se, do vij
Theja doke e zakone
shkelja mbi qdo vështërsi

T'bëja jeten ta jetosh
disa çaste në lumturi
E per simbol të besnikrise
t'ruaja hallet në fshehtësi

Sa stinë vitesh bashk i pritem
her me diell e her me shi
Si dhe fushen kur per malin
vishej nuse në bardhësi

Por, një ditë n'mes ditësh
gjersa unë s'isha me ty
Thonë : nji valë zakoni t'mori
e te fundosi ne thellësi

Prandaj, nëpër këto vargje
ngjyros mallin n'poezi
Që me te pikturoj
Kujtim, dhembje e Dashuri

Rrushe Hasimi