Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sadie Zharki
  • Vendlindja:
  • Londër 
  • Mosha:
  • 25 Vjeç
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  30

Sadie Zharki është këngëtare e njohur. Sadie Zharki është një këngëtare e re e talentuar, e cila me zërin e saj të ëmbël synon të bëhet yll i ardhshëm nga shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Që nga mosha 10 vjeçare ajo ka filluar të këndojë dhe ekzekutojë në piano nëpër koncerte të ndryshme që nga shkolla, teatrot e deri në koncertet ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, asaj ka filluar t’i plotësohet dëshira e kamotshme për t’u bërë këngëtare profesioniste. Para disa javësh ajo është paraqitur në një audiencë të organizuar nga Downtown Artist’s (Play Studio’s) në Londër. Nga disa qindra konkurrues janë kualifikuar vetëm katër veta, në mesin e të cilëve edhe Sadia, e cila gjatë kësaj vere në këtë studio ka incizuar katër këngë. Njëherësh, ajo është edhe autore e teksteve të këtyre këngëve.

Ajo thotë se kënga e parë, “Rest In Peace”, është e llojit ku vërehen ndjenjat e pop/r’n’b . Kënga e dytë, “Breaking My Rules”, përmban në vete karakteristika të muzikës shqipe, mesdhetare apo të Lindjes së Mesme. Sa i përket këngës së tretë, “Feel My Love”, Sadies i pëlqen më shumë lirika dhe ndjenjat që sjell kjo këngë në të cilën vërehet edhe personaliteti i saj që bëhet më serioz. Kënga e katërt, “Never Let Go”, shpalos një ritëm të gjallë elektronik që del duke dominuar nga kitara gjatë pjesës së mesme të këngës. Në këtë këngë vokali është elementi kryesor që shprehë emocionin që ofron ky kompozim.

Krahas këtyre incizimeve të saja të para profesionale në anglisht, Sadia ka dëshirë të këndojë edhe në shqip.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet