>
BIOSHQIP
Biografia
Sadik Krasniqi prej shumë vitesh qëndron në skenën muzikore duke publikuar këngë live e duke performuar në evente të ndryshme muzikore, madje edhe në ahengje familjare, ku është shumë i kërkuar. Melosi i pastër shqip ka bërë që Sadiku më së shumti të kultivojë këngët e pastra shqipe duke i përpunuar ato e duke i sjellë në një version akoma më modern. Planet e tij janë të shumta duke mos u ndalur me publikimin vetëm të këtij projekti, gjatë verës do jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore gjithandej ku jetojnë shqiptarët përfshirë këtu edhe ahengjet familjare që zgjedhin pikërisht Sadikun për t’i argëtuar, ndërsa deri në publikimin e projekteve të reja. Sadiku jeton në Suedi por gjatë sezonit veror, ai kthehet në vendlindje për të pushuar dhe për t’i argëtuar shqiptarët me muzikën e tij.

Në vitin 2015, Sadik Krasniqi (Diki) publikon albumin "Live 2015".

Më datë 9 Prill 2016, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Pse Të Dua Shum".

Më datë 15 Qershor 2018, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Moj Dashni E Huj". Muzika e këngës u punua nga Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 22 Dhjetor 2019, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Ajo S'don Me Ni". Muzika e këngës u punua nga Bajram Dobra, ndërsa teksti u shkrua nga Vullnet Salihu. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 6 Shkurt 2021, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Ledhatare". Muzika e këngës u punua nga Zani Loca, teksti u shkrua nga Aldi Loca, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 21 Janar 2022, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Takimin Me Ty". Muzika e këngës u punua nga Egzon Bajraliu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Egzon Bajraliu. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 25 Shkurt 2023, Sadik Krasniqi (Diki) publikon videoklipin "Oj Nafak". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga Jeton Rahmani.

Më datë 26 Mars 2024, Sadik Krasniqi publikon videoklipin "Kush Ështe Në Kurbet". Kënga është kompozuar nga Astrit Halimi.
KATEGORI: