Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Satirike

Ah Dashuri!

Ah dash uni, qatë duel lezeti,
prej qe doli interneti.
S'ka dallim a plak a i ri.
Tanë një thes, seç i ke shti!

Djem e vajza, pleq e plaka,
ne face boka, po bëjnë ''llajka''!
thashë e thamë dej n' kapuç,
nuk lajnë gjë me ju shkua huq!

Kudo qofsh, e kudo t 'jesh,
jemi lidhur me wajrles!
sa t 'duash llafe e thashë thamë,
pak t 'vërteta', e shumë t' rreme!

Hajde, hajde, miku i ri,
na je ngjeshur shpi me shpi,
e askush s'mundet pa ty!
Jem rrasë, n 'rrjetin sociale,
kush e di ku dojë me u ndalë?

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  25

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet