>
LETERSISHQIP

Pa Ty

Rrite yje, bashkë me hëna
Të gjithë së bashku ishim tetë
Me plot mund, që bart veç nëna
Na bekoje me gaz në jetë

Asokohe gjithçka mungonte
Por ti na falje veç ditë të mira
Zemra jote ç’na shëronte
Me buzëqeshje si ëmbëlsira

Shpesh të shihja me lotë në sy
Seç i fshije mos t’i shihnim
Më rrahte zemra fëmijërore
Lotët në faqe gjurmë më linin

Të rrethonim si zogjtë klloçkën
Gjeje kohë për ne të tanë
Ishin të shpeshta vajet, mërrolat
Por ti na rrije gjithmonë pranë

Për shumë vjet isha në kurbet
Dhe nuk isha me ty, oj nënë
Tash të kujtoj çdo ditë e natë
Eh, sa më qan kjo zemër-shkretë