>
LETERSISHQIP

Unë Njeri, E Ti Njeri

Unë njeri
Dhe ti njeri
Sec u bemë për cudi
Me ty qeshemi
Për ty qajmë
Me ty zemërohemi
Të fyejmë e shajmë
Ty ta kemi zili
Ty ta kemi lakmi
Sepse je njeri

(Satirike)
Unë njeri, e ti njeri
Sec u bemë për cudi
Ti me qesh mua
Unë te qesh ty
Qajmë e qeshim si fëmijë
Një botë halle mbajmë mi kry
Ti për mua, unë për ty
Bejmë hata, e bejmë zili
Njëri tjetrin me përbi
Fyejmë e shajmë
e desh pelcasim
Njëri tjetrin
keq e ngasim
Pa ndaji zor, e pa aresye
unë te bie nqafe ti mua n’krye
Për secilin një nga një
Sa do ish me leverdi
ta kuptojmë pa veshtërësi
Nje jetë unë, e një jete ti
Qe po ikën me shpejtësi
Pse te qajmë e të vajtojmë
Kur k’të sot mund ta shijojmë?!