>
LETERSISHQIP

Libri

Mbetur n 'sirtar e n‟shumë vitrina
Me vërejnë shumë, e pak më shohin
M‟ janë bërë fletat si djerrina
S‟ më duan fare apo s'm‟ njohin?

Njerëz sa t‟ "duash sillen andej
E rrallëkush me mua flet
M‟ janë pluhurosë e grisur fletë
Sa i vetmuar unë kam mbetë!

Kam shumë shoqe që m‟ zënë frymën
Jem‟ me halle të gjitha bashkë
Njëra me tjetrën për vite ndrydhemi
Thuajse kush s'na ka dashtë!

Kur më sheh „kush gëzohem shumë,
Po t‟m 'thotë n‟ titull", shkrihem e tëra,
Pluhuri i kohës keq po m‟ mund,
Kam mbetë vetëm, unë libër-mjera!