TEKSTESHQIP

Sami Ibrahimi
Moj E Mira Sy Larushe
Lyrics

Moj e mira synin larushe,
Vetllat tua si ka kërkushe.

Moj e mira synin filxhan-e,
Molle e kuqe moj ku të kam-e.

Shyqyr baca që t'kam kojshie,
Kur t'mërzitem o vij e rri-e.

Kur t'mërzitem o vij e rri-e,
Nër nji pjeshko nër nji qërshie.

Daj zylyfet moj rrema-rrema,
Largou djal-o ti mos hyn mrena.

Daj zylyfet moj fije-fije,
Ruju djal o mos mi përzie.