>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja Saranda Imeri e ka nisur karierrën muzikore që në moshën 12 vjeçare, kur ka interpretuar në një aktivitet kulturor. Kur ishte 16 vjeç ajo realizoi albumin e parë muzikor me këngë të muzikës së lehtë, i cili në atë kohë ishte i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut. Më pas vazhduan pjesëmarrjet e saj në festivalet “Poli Fest”, “Nota Fest”, si dhe koncerte të ndryshme etj. Pas studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Angleze ajo i kushtoi më tepër rëndësi profesionit të saj si mësuese, por duke ju rikthyer dhe pasionit të madh për muzikën. Saranda Imeri vazhdon të performojë live në koncerte dhe aktivitete të ndryshme kulturore me bandën e saj muzikore bashkë me bashkëshortin e saj, duke mos e lënë pas dore profesionin e saj të mësuesisë, përkushtimin për familjen, por duke punuar edhe për projektet e reja, të cilat do të vijnë këtë fundvit.

Saranda Imeri lindi me 03.10.1977 në Çegran të Gostivarit. Saranda Imeri është vajza e ish liderit tashmë të ndjerë të PPD, Imer Imeri i cili hisotira e mban mend si nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ish i burgosur politik në sistemin e kaluar monist. Lideri integrist Ali Ahmetit, Imer Imerin e quante Plaku i Marrëveshjes së Ohrit.

Saranda Imeri udhëhoqi me shtabin komunal zgjedhor të degës së BDI për Referendumin e vitit 2018. Më herët ka qenë nënkryetare e degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar. Nga dhjetori i vitit 2019 është anëtare e Këshillit të përgjithshëm të BDI, ndërsa ka qenë këshilltare komunale nga radhët e BDI në përbërjen e vitit 2013 në Këshillin e komunës së Gostivarit.

Saranda Imeri është profesoresh e Artit Muzikor dhe prej vitesh është mësimdhënëse në Gostivar. Është nje ndër këngëtaret me të njohura të muzikës shqiptare. Mban në pronsi disa çmimeve të para në festivale tëndryshme siç ishin festivalet Nota Fest dhe Poli Fest.

Në Qershor 2005, Saranda Imeri merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Jo Nuk Kam Faj".

Në Dhjetor 2010, Saranda Imeri merr pjesë në Nota Fest 2010 me këngën "Ike Ne Pakthim".

Më datë 20 Shtator 2018, Saranda Imeri publikon videoklipin "Afer Shpirtit". Kënga u punua nga Vullnet Ibraimi.