Tema: Poezi Për Trishtim


Mengjes I Zymte

Mengjes i zymte,ne rrugetimin tim te heret,
Korbat enden te coroditur,diku ne lartesi,
Eci i menduar dhe numeroj hapat e mi,
Si dikur shume vite me pare kur isha femije.

Ne cdo hap qe hedh,me ze tundimi...
Dhe prap numerimin e nis nga fillimi,
Numeroj me mend ,e nuk i mbaj shenim,
Me ngaterohen hapat,qe jan pambarim.

Hapat dhe pikat e shiut, sot jan bere nje,
Pikat qe rreshqasin mbi asfaltin e lagur,
Dhe hapat e mije qe tashme jan te plakur,
Por qe nxitojne,kohen per te kapur..

- Poezi nga Shaqir Nina



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0