>
BIOSHQIP

Sheila Haxhiraj, Fitoi Bukuria Apo Zeri?

13-06-2012
Nuk kishte shumë faj, por prezantuesja e 'X Factor Albania 1', Alketa Vejsiu, i kishte marrë shumë për zemër acarimet e shumë fansave të treshes finale në "X Factor Albania".

Si duket, fansat si zakonisht kanë qenë të pakënaqur me fitoren e Sheilës, e natyrisht kanë dashur të fitojë Kristo, ose Xhesika. Madje, kishte shkuar deri aty komenti saqë flitej se fitoi bukuria, e jo zëri. Alketa këto mospëlqime i kishte komentuar duke thënë se nuk është e rëndësishme renditja e para apo i teti, ajo që niset më tej shihet si sukses.

Por, e pëlqyen apo jo, spektakli tregoi për një përmasë gjigante se edhe në Shqipëri, siç tha edhe i ftuari Ardian Bujupi, bëhen kësi lloj talent-shou. Edhe nga ne, ky spektakël e ka një "like" të madhe.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Sheila Haxhiraj, Fitoi Bukuria Apo Zeri?