>
BIOSHQIP

Sheila Haxhiraj: Nuk E Ndava Unë Dj Blunt Nga E Dashura!

26-03-2013
Ka kaluar nje vit qe nga fitorja e saj ne "X Factor Albania" dhe Sheila vazhdon te jete nje personazh shume i lakuar dhe kerkuar ne media. Edhe pse u bene te famshme thuajse ne te njejten periudhe, duke qene fitueset e dy talent-show, Sheila ne "X Factor Albania" dhe Rina ne "The Voice", kjo e fundit thuajse eshte zhdukur nga radari i medias, por edhe i publikut. Fatmiresisht nuk mund te themi te njejten gje per Sheilen. Edhe pse nga gjithe gjerat e medha qe producentet e "X Factor Albania" thane qe kishin rezervuar per te shume pak u bene, vetem nje kenge e realizuar ne anglisht, e cila nuk u shoqerua as me klip, serish Sheila arriti te mbijetoje suksesshem gjate ketij viti ne kete treg te mbingarkuar dhe qe e ka shume te lehte te te harroje menjehere. Mbase te qenit nje vajze e bukur, qe kopertinat e gazetave dhe revistave e duan, ia kane mundesuar dhe lehtesuar kete gje. Por mbase kane qene dhe skupet e vazhdueshme qe dalin per te, histori te ndryshme dashurie por qe ne fund nuk vertetohen kurre. Dhe per nje te tille ka folur edhe ne intervisten e kesaj jave ne "Paloma", ku shume e zhgenjyer ajo ka pergenjeshtruar lajmin qe nje jave me pare e beri shkaktare te ndarjes se Dj.Blunt nga e dashura. Per me shume lexoni intervisten me poshte. Sheila, je bere serish protagoniste e gazetave te fundjaves me lajme qe ne qender te tyre kane jeten tende personale. Eshte shkruar se Dj.Blunt i ka dhene fund lidhjes katervjecare per shkakun tend. Sa i vertete eshte ky lajm? - Une nuk e di nese Blunti i ka dhene fund lidhjes se tij, nese eshte keshtu me vjen keq, por une nuk kam lidhje fare ne kete histori. Cfare te lidh me Dj Blunt? Nga e njeh ate? - Per mua Dj.Blunt eshte thjesht nje shok i mire, nje muzikant i talentuar dhe per kete arsye i kam besuar atij realizimin e njeres prej kengeve te mia qe do te dale se shpejti ne treg. Gjithashtu kam nje ftese prej tij per te qene pjese e albumit te tij. Lajmi thuhet se ka dale nga vete rrethi artistik dhe miq te Dj.Blunt, te te cilet ky i fundit eshte rrefyer se e dashura e ka lene per faktin qe eshte bere xheloze per bashkepunimin tuaj. Kush mund te jene keta artiste? - Une mendoj qe ky eshte problemi i shtypit per te gjetur "thashethemexhinjte" dhe per te nxjerre lajme qe nuk i hyjne ne pune askujt. Mendon se keto jane fjale dashakeqe qe dalin nga kolege xheloze, apo lajme te shpikura nga gazetat? - Ndoshta te dyja bashke i mendoj, pse jo, nuk eshte hera e pare qe shtypi merret me mua per te tilla histori dhe per kete me vjen keq, kur nuk ka nje baze te vertete. Sic e the edhe vete, kjo eshte hera e dyte qe ti behesh pjese e lajmeve te tilla per jeten tende private. Fillimisht eshte shkruar per nje histori tenden me Noizy-n dhe tani vjen kjo me Dj.Blunt. Ndihesh keq kur degjon lajme te tilla, apo tani nuk te bejne me pershtypje? - Natyrisht qe nuk me vjen mire t'i degjoj keto gjera, por gjithsesi rendesi ka qe ndihem e qete me veten time.



Ne te vertete Sheila eshte cift, apo single kete periudhe? - Une vazhdoj te jem single dhe nese do te kem dike ne krah nje dite, do ta them pa hezitim. Dhe besoj se pyetja qe te gjithe do te bejne eshte se si ka mundesi nje vajze kaq e bukur, qe duhet te kete shume kerkesa, eshte vetem? - Epo, akoma nuk ka dale "princi i kalter" per mua (qesh) Prezencen e nje mashkulli ne krah do e shikoje si nje ndihme, apo si pengese per karrieren tende? - Mendoj se do te jete ndihme, pa dyshim. Dhe meqe jemi te karriera, cfare po ndodh me te? Me cfare po merresh keto kohe? - Jam duke u marre me realizimin e njeres prej kengeve te mia, qe besoj se nuk do te vonoje te dale ne treg. Eshte bere thuajse nje vit qe nga perfundimi i edicionit te pare te "X Factor", ku ti u shpalle fituese, dhe deri tani kemi degjuar vetem nje kenge nga ti. Pse e ke marre kaq shtruar? Apo nuk do te rrezikosh? - E kam theksuar edhe here te tjera se nuk eshte lehte ne tregun muzikor shqiptar, per nje kengetare te re si une, te realizoje nje kenge te re shpejt e shpejt. Gjithsesi, une po merrem me kete pune. Kam deshire qe gjerat ne jete t'i bej vete, kjo mund te me marre me shume kohe, por per mua eshte me mire keshtu. Cilat ishin pritshmerite e tua pasi perfundove "X Factor"? Tani, pas nje viti, prisje te kishe arritur me shume? - Natyrisht qe prisja me shume, e mira nuk ka fund, gjithsesi per sa i takon skenes shqiptare une kam qene prezente disa here e ftuar ne spektaklin "100 vjet muzike", "Gjeniu i vogel 5", ne skenen e "X Factor 2", ku edhe kete te diel do te jem prezente duke i dhene mbeshtetje njerit prej konkurrenteve. Po edicionin e dyte te "X Factor" e ke ndjekur? - Padyshim qe po. Kete te diel eshte finalja e madhe, cilin shikon si fitues te ketij edicioni? - Per mua te katert jane shume te talentuar, uroj te fitoje me i miri. Sheila, je nje vajze e bukur, e suksesshme duket se ke gjithcka nje vajze 19-vjecare do te enderronte. Po ka ndonje gje qe do te doje te ndryshoje nga jeta jote dhe qe nuk te kenaq? - Ne pergjithesi nuk me ka munguar gje nga jeta, por e gjithe jeta eshte nje evolucion dhe si e tille, kerkesat jane gjithmone ne vazhdimesi dhe ne rritje. Si i ke marredheniet me vajzat? E bej kete pyetje sepse femrat e bukura zakonisht jane te sulmuara dhe te paragjykuara nga seksi i njejte. Eshte e vertete? - Ne pergjithesi une jam natyre e shoqerueshme, por nuk e di se si me shikojne dhe gjykojne njerezit nga jashte. Gjithsesi, mendoj qe probabiliteti me i madh i xhelozise eshte ai femeror. Po me familjen? Me ke je me e lidhur, me mamin apo me babin? - Jam e lidhur me te gjithe familjen, nuk i vecoj dot. Si ka qene dhe si eshte Sheila, nje vajze e perkedhelur, apo nje vajze me kembet ne toke? - Sheila eshte nje vajze e perkedhelur nga familja e saj, por gjithashtu me kembe ne toke.
(revista paloma)

Sheila Haxhiraj: Nuk E Ndava Unë Dj Blunt Nga E Dashura!