>
BIOSHQIP

Sheila: “Eksperimentova Me Bodypainting”

13-01-2014
Sheila Haxhiraj sapo ka lansuar në treg së fundmi edhe videoklipin e saj më të ri "Baby Lover". Me muzikë dhe orkestrim nga Irkenc Hyka dhe me videoklip të punuar nga Urban Graphics Sheila godet përsëri me këngën e rradhës duke zënë majat e top listave shqiptare për momentin. E përkunderjt të gjithave Sheila ka guxuar që në këtë klip të eksperimentojë me Bodypainting, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat. Në vazhdim Sheila na flet rreth këtij projekti më gjerësisht...



TeksteShqip: Sheila, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Baby Lover". Na tregoni pak më shumë rreth këtij projekti?

Sheila: Klipi është realizuar në Kosovë nga një staf profesionist si Urban Graphics. Ideja për të realizuar këtë klip me bodypainting më lindi krejt papritur. Ishte thjeshtë dëshira për të bërë diçka special, pasi kjo gjë ende nuk është realizuar nga të tjerë. Bodypainting nuk ka për qëllim të qënurit seksi dhe ekspozimin e trupit nudo, po është diçka krejt ndryshe, duhet parë si punim artistik i realizuar në detaje më shumë kujdes nga Teuta Bajgora, të cilës ja besova këtë gjë.



TeksteShqip: Kënga titullohet "Baby Lover", çfarë domethënie ka dhe kujt i kushtohet kjo këngë?

Sheila: Teksti i këngës është shkruar nga unë dhe nuk ja kam dedikuar askujt, thjeshtë ka qenë një frymëzim i çastit, pasi muzika ishte shumë dinamike dhe në këtë tekst fjala baby lover përsëritej më shumë, prandaj dhe e vendosa si titull.

TeksteShqip: Sheila, jeni shumë atraktive koheve të fundit në skenë, para disa muajsh publikuat edhe këngën "Të ndiej", kompozuar nga ju, si u prit kjo këngë nga publiku?



Sheila: Kënga "Të Ndjej" ka qenë një sukses tjetër, e cila është pëlqyer dhe pritur shumë mirë nga publiku.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar nëpër koncerte kohëve të fundit?

Sheila: Në periudhën e fund-vitit kam qenë tepër e angazhuar me aktivitete dhe koncerte të ndryshme.



TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme pas këtij videoklipi?

Sheila: Së shpejti mendoj të nxjerr një tjetër këngë në bashkpunim me DJ Rez reggae Ambasador, e cila mendoj të jetë BOOM i rradhës.

TeksteShqip: Sheila, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë, për fund dëshiron të shtosh diçka...

Sheila: Rrespekt dhe dashuri pafund për të gjithë fansat, ju jeni shtysa për të ecur përpara. Më ndiqni se nuk do të zhgënjeheni.
(Teksteshqip.Com)

Sheila: “Eksperimentova Me Bodypainting”