Sheila Haxhiraj
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 20 Nentor 1993
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  146
Këndon kryesisht: pop

Sheila Haxhiraj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet. Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht. Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16 vjeçare. Në karrierën që po ndërton si këngëtare ajo i jep një rëndësi të veçantë imazhit, me galeri fotosh ku pozon herë agresive dhe herë sensuale, pa pasur asnjë tabu.

Në vitin 2006, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Gjeniu I Vogel 2.

Në vitin 2012, Sheila Haxhiraj shpallet fituese në X Factor Albania 1.

Më datë 26 Maj 2013, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Veç Fillimi". Me këtë këngë, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 14 Gusht 2013, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Superfiksim". Sheila u shfaq ndryshe në klip, energjike dhe me skena zhveshjeje.

Në Nëntor 2013, Sheila Haxhiraj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Te Ndiej". Ajo la pas këngët ritmike, duke vendosur t’i këndojë dhembjes me këtë baladë prekëse. Ajo u rikthehet emocioneve të garës ndërsa konkurron me një baladë, edhe pse e ka deklaruar gjithmonë se rryma muzikore që preferon është R&B.

Më datë 11 Janar 2014, Sheila publikon videoklipin "Baby Lover". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Sheila Haxhiraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 13 Gusht 2014, Etnon publikon videoklipin "Mengjesi Im", në bashkëpunim me Sheila Haxhiraj.

Më datë 13 Dhjetor 2015, Sheila publikon videoklipin "Datty Datty".

Më datë 5 Maj 2017, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Dashnia".

Më datë 28 Nëntor 2017, Sheila publikon videoklipin "T'iki T'iki". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, Sheila Haxhiraj, teksti u shkrua nga Sardi. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 16 Qershor 2018, Sheila Haxhiraj publikon videoklipin "Hajde Dalim", në bashkëpunim me Killua. Muzika e këngës u punua nga Sheila Haxhiraj, Killua, Liberian Selimi, teksti u shkrua nga Killua, Sheila Haxhiraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Tull Production.

Më datë 1 Tetor 2019, Sheila publikon videoklipin "Gënjeshtare". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sheila Haxhiraj.

Sheila ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Benz".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Fituese e

X Factor Albania

Pjesëmarrëse në

Gjeniu I Vogel

Instagrami

Zyrtar

Profili

Snapchat

Profili

Facebook

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Sheila Haxhiraj »