>
LETERSISHQIP

Bashkuar Të Dy Në Një Zemër

Sikur unë te isha det,
ti padyshim do ishe varkë,
do lundroje qetë qetë,
detit tim që s'kishte dallgë.

Sikur unë të isha qiell,
ti yll do ishe me siguri,
unë dhe ti, bashkë me diell,
universin do kishim pronësi.

Bota e tërë të isha unë,
ti do ishe e vetmja banore,
do jetonim të dy pa zhurmë,
unë shërbyesi, ti shenjtore.

Sikur gjumi të isha unë,
me siguri do ishe ëndërr,
do jetonim gjatë shumë,
Bashkuar të dy në një zemër.
Tiranë 24.01.2019