>
LETERSISHQIP

Mendimi Pozitiv

Kur të ngritesh në mëngjes,
ngritu në krahun e djathë thonë.
E pastaj vetëm mendimi pozitiv
përgjatë ditës duhet të ndjekë, thonë.

Mendimi pozitiv shumë me vlerë,
sikur prijës në jetë u dashka.
Që negativitetin të ta ndalojë,
që në përditëshmëri mos të sundojë.

Mendimi pozitiv vallë pozitiv kudo?
A i besohet filozofisë së secilit,
Mendimi pozitiv si rrëfyes
të ndihmon të bëhësh ashtu si don?

Fjala e bindja e shërojnë njësoj.
Sepse po të besosh në shkrimtar
se qëllimin pozitiv të shkrimit e ka,
vetë bindja do të ndihmojë.

Pozitivisht të mendohet,
me bsmilah ngritja pa përtesë,
shërimi i vetvetes ndihmon shumë,
në të jetës kualitet.

DËRGOI: