>
LETERSISHQIP

Në Kohë Të Ardhëshme

Harlisem e tëra dhe dridhem si purtekë
syzvogëluar, që picërrojnë dritëzim,
muzgut reflektojnë si pasqyrë,
kur trupi ndjen frikë.

Në ditët e avullta
mes dallgëve të jetës,
kur buzët do shqiptojnë nëndëgjimin,
një lule e njomë do fanitet pa u çelur
dhe dritat do zmadhohen në të fikur,
ndërkohë dashuria do zhvishet të qetësohet,
duke ndalur kohën në shtrat,
se qielli i Europës me shpejtësi
do vazhdojë, gjith’kohën,
vetëm të errësohet.