>
LETERSISHQIP

Skice

Ndajnata ime
zbret për të pushuar shkallëve,
ku ecin këmbët e lodhura,
ngjitur një nga një,
mbajtur parmakut
mos rrëzohen.

Ndajdita,
që mezi pret buzëqeshjen time
çel lulet në dritaren
e dhomës së gjumit,
pastaj kërkon ujitjen e të tjerave
dhe pret,
të zbresë shkallët edhe ajo
për në sallonin e ngrënies,
ku mëngjesi është shtruar
në tavolinën e madhe.

Dy karrike u ulën,
gjashtë të tjerat
nuk kanë fatin të kenë të ftuarit
e përherëshëm
dhe pushojnë syfjetur
mes pjatave të sërvirura bukur.