>
LETERSISHQIP

Uff!

Kraharori lëshon gjinjtë e lodhur
supet e erës lëkunden nga turpi mos u shihen thithkat,
rrudhur nga cëmbimi i kahershëm dhe vuajnë.

Flokët e ngjeshur midis dy shtyllave,
ngrihen pëpjetë si kurriz iriqi,
duke ëndërruar mbrritjen e mashkullit prej vitesh.

Orët, ngatërrojnë rrethin e ditës,
që përton të rrokullisë kohën mbi qeqallat e fjetura të muajve,
ku çdo bisedë, mbeten përgjysmë.

Mureve të fjalës ngrihen ndërtimet,
vargëzohen premtimet të hapin themelet,
më pas lëshohet shiu i qellit,
të forcojë ata gurë, që mbajnë peshën e kohës,
pastaj shpejtojmë, të përcjellim këmbët,
për të vizituar brëndësitë.

Kur brigjet e kohës numërojnë vitet,
aty zbresin muajt e mërzitjes,
dhe shumzohen artificialisht me të qeshurat e grave,
që marrin vrapin drejt korridorëve,
të shtrojnë tavolinat me safrabezë plot motive,
që copat e bukës të duken më të mëdha,
ndërsa burrat,
mbështetur në shpinën e portës së jashtëme,
thithin cigaret dhe djegin, dy gishtat e verdhë.

Ndëkohë luspat e stinëve kur zhvishen çdo ditë
bëjnë kujdes të mos gërvishin dhimbjen,
ngjyra e murit të sapongritur lidhet nyjë,
ndërsa javët zbresin me shpejtësi shkallët,
për t’u takuar me fjalën e burrave,
që çapitet gjithmonë e më e lodhur.