>
LETERSISHQIP

Mungesa Jote

Gjatë ëndrrës mblodha shumë yje,
të ndritshëm i futa brënda në kuti
Gjatë kohën mbyllur, ishin fikur të gjitha.
Unë veten e bëra me faj.

Kërkova të gjeja sikur një
të ishte i ndezur për ty,
me të do ndiznim shumë të tjerë,
ata yje që flinin, thellë në shpirt.

Por lotët e shpirtit shumë i kishin njomur
dhe s'kish asnjë diell t'i përthante
se ti mungoje jo vetëm ditën,
mungesa ndihej më shumë natën...

Brigjeve të shpirtit zbardhen dallgët,
përplasjet, krijojnë forma të ndryshme,
ngrihen në valëzime, zhduken me rërën,
imazhin tënd më sjellin aq' afër.

Gjatë muzgut të përhimtë ulem pranë dritares
përtej në horizont shikoj pa u ndalë,
pëshpëris me veten shumë fjalë
të pathënat e shpirtit i mbledh
dhe pres me padurim të t'i them,
veç eja sa me shpejt shpirti im...