>
LETERSISHQIP

Malli Shtrëngon Shpirtin

Më ndodh shpesh,
të shëtit,
trupin tënd duke soditur,
por ç'të bëj, më qortojnë sytë
mbase, shpesh i tradhëtoj,
ata duan të komandojnë
ashtu si padashur,
të fshi lotët e tu, nënë
me një përqafim.

Në çdo rast jemi ne,
i drejtojmë atje ku duam,
e retina vishet, zvishet
para se të shikojmë,
se e lodhim po aq'shumë,
pastaj fërkojmë sytë,
fshehim lotët nën kapak
ah, e mjera unë.

Më ndodh shpesh
të humbas
duarve të tua,
me sa durim nënë
ulur ti punon,
me shtiza si flutur
apo kur hedh grepin
atë fill'n e dantellës,
lirshëm e lakon.

Pastaj hedh shikimin
pyetës drejt meje,
më thua, nëse ndofta
mua, s'më pëlqejnë,
ato duar aq' të shkathëta
e mira nëna ime,
janë më të arta
se dielli, që shkëlqen.

Ti veçse ngul këmbë
thuamë një fjalë,
nëse diçka duhet ta ndryshoj,
unë buzëqeshjen tënde
shpesh e kam rrëmbyer
dhe në çast afrohem
fort të përqafoj.

Sa i ëmbël është
ky shtrëngimi yt,
nëna ime
krahësh kur më merr,
s'ka si çastet
kur më kthen fëmijë,
aq' sa s'dua krahët
t'i shkëpus.