>
LETERSISHQIP

Mos Kujto Se...

Mos kujto se nuk i pashë, sytë e tu aq' të përlotur,
edhe pse ndriçonin fshehurazi, syve të mi,
porse xixëllimat s'dinin ku të fshiheshin dhe
shpërndaheshin gjithandej, ashtu pa qëllim.

U mundova shumë zemrën ta shtrëngoja,
sepse dhimbjet nisën trokitjet menjëherë,
doja, s'doja unë, ato do të ndjeheshin,
s'mundem të duroj dot, lot syve të tu.

Mos kujto se nuk i pashë, sytë e tu aq' të përlotur...