Xhelozia E Një Femre
Xhelozia e një femre
si egërsi e çakallit,
ajo bëhet plagë zemre
të nxjerr dhe djersën e ballit..
Sa fustane ke parë sot ?
terë ditën duke bredhur,
Ti nuk paske mënd në kokë
more burri bisht përdredhur..
Kush është ajo që i fole ?
atë nuk e njoh as unë,
ndaj më del i pispillosur
dhe më thua se kam punë..
Ti dhe kur del me mua
i bën sytë si mace hiri,
harron se më ke për grua,
po s`më shpëton gjë nga syri..
Më ke lënë edhe mustaqe
që të dukesh namuzli,
po ti s`paske cipë në faqe,
nuk të dija kaq qefli..
Unë do qaj e do bërtas
sikur do të fut në dhe,
ta marrë vesh edhe mëhalla,
të të njohin se kush je...
si egërsi e çakallit,
ajo bëhet plagë zemre
të nxjerr dhe djersën e ballit..
Sa fustane ke parë sot ?
terë ditën duke bredhur,
Ti nuk paske mënd në kokë
more burri bisht përdredhur..
Kush është ajo që i fole ?
atë nuk e njoh as unë,
ndaj më del i pispillosur
dhe më thua se kam punë..
Ti dhe kur del me mua
i bën sytë si mace hiri,
harron se më ke për grua,
po s`më shpëton gjë nga syri..
Më ke lënë edhe mustaqe
që të dukesh namuzli,
po ti s`paske cipë në faqe,
nuk të dija kaq qefli..
Unë do qaj e do bërtas
sikur do të fut në dhe,
ta marrë vesh edhe mëhalla,
të të njohin se kush je...
Më shumë nga Sotir Kosta
- Vdeksha Në Muajin E Prillit...
- Heronjtë Nuk Vdesin Kurrë
- Gjirokastra Ime
- Progonat Një Sofër Nderi
- U Bëfsh Mal O Kënga Labe...
- Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia
- Përjetë U Larguam....
- Dy Fjalë Për Parlamentin Shqiptar
- Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë
- Psherëtimat E Nënës
- Mos Të Zëntë Nëma E Nënës
- Të Mbetet I Pa Harruar
- Në Kurbet Më Shpuri Halli
- Shkruajta E Nxorra Mallin
- O Me Ty O Jam I Vdekur
- Pse Nuk Ngrihen Lapidarë?
Komente 0