Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Atdheun

I Kujtojmë E Nxjerrim Mallin

Mora gjak e ngjeva penën
gjak nga gjaku që ndez flakë,
baltë nga balta prej guri,
Dëshmorët yje të zjarrtë..

Gjak nga gjaku që ndez flakë,
baltë nga balta prej guri,
dëshmorët yje të zjarrtë,
si shqiponja te flamuri..

Ku u rritën këta trima,
ku e gjeten atë forrë,
të gjith si Lutfi Hasani,
simbol i luftës në Vlorë..

Djemtë tanë si dragonj
Shkrepën pllajave stuhi;
- Ja të bëhet Vlora jonë,
ja të bëhet shkrumb e hi..

Edhe plaku Mete Hila,
trimi që mbrojti vatanin,
bashkë me Asim Zenelin
e tronditën Gjermanin..

Lame Gjokutaj trimëria,
Hasan Kushta si dragua,
që e bardhë të vin`liria
e derdhën gjakun si krua..

Ku cicërojnë thëllëzat,
bilbilat me zë të rrallë,
ra dëshmor Dalip Nivica
Kurvelesh,dëshmor i parë..

Si tërmet me shtatë ballë
det që gjëmon në shtrëngata,
Komandat e burr i rrallë,
në rrethim të zuri nata..

Rrebesh plumbash të goditën
po ty nuk t`u drodh qerpiku,
lule o Asim Zeneli,
labçe të këndoi belçiku..

Ago Çelit iu pre dora,
tokën e lau me gjak,
nuk e trëmbi shiu e bora,
qëllonte flakë më flakë.

Komandat Reshit Çollaku,
hero Maustafa Lekdushi,
Xheladin Beqir Kosova,
syshqiponjë e zemërprushi..

Lavdi o Dëshmorët tanë,
ju kish lezet burrëria,
që të gjithë ju ishit trima,
Për ju do flas Historia...

Ju qëndroni përmbi varreza,
në këmbë e tundni flamurë,
si legjendat nëpër breza,
se heronjtë nuk vdesin kurrë..

Merrjani këngës o male
dhe ti nënë Shqipëri,
djemtë e tu,të gjakut të zemrës,
të dhanë nder e lavdi..

Dhe grupet e këngës labe
do ta ndezin këngën flakë,
do t`i këndojnë historisë
se është e shkruar me gjak..

Dhe uji që rrjedh nga gurra
shkëlqen nga drita e hënës,
të nderojë këta burra,
që u bënë Legjendë e këngës...

Këndojnë malet me dëborë
fushat gjelbërojnë barin,
për heronj e për dëshmorë,
i kujtojmë e nxjerrim mallin...

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet