TEKSTESHQIP

Spasulati Band
Shi Miqe
Lyrics

Këtë mandë ma hùajti njerì të mbulòhëça te jurnàtat e ligë,
këtë kopull me qepu njerì të më dredhëçin leshtë më mirë.

Gjithë mënd i shohen, me duert mënd i ngàsen,
judhikònjen, shumë nëmë na dërgònjen.

Me këtë dorë zgjìdha shumë koce,
Me këtë këmbë ngava karrèra.

Ma te i pari fos vajt'è re
E bëra forcen të ngrëhëça pamèt.

Nanì këtu i ulet me zëmëren e shùajtur,
jam i gjallë o i vdekur?

Çdo herë te këta katunde thuhet:
thuem kush pratikòn se të mbësonj ç'artë bën.

Jipem te trutë tim,
Ku vanë të tjèrit? Ku vanë gjithë?

Dukë se jam te një rrugë pjot me diell,
Cila ë të dal? Cila ë çë kam çanj?

Vetim miqët mënd të kuptonjen te këta jurnàt,
Me zëmër na fjàsen, me grykë hapët, jo si këta paesàn,
Çë si gjalpëra na hanë.

E gjelbër ë sperënxa jonë gjindë arbëreshë,
i kuq gjaku çë kemi te venet tonë, e zezë ë mortja çë na sjell disperacionë,
e zezë ë mortja, kjò çë pundàr kurmin tonë.