TEKSTESHQIP

Tom Nikolla
Kënga E Sadik Avdulla Kanit
Lyrics

Kënga e Sadik Avdulla Kanit
O me nan Gusht more paj dyzet e nan, dul gazeta o an për an
Se u vra nji djal krutan, se iu vra nji djal krutanit
Sadiku i Avdulla Kanit n’krye t’detyrs atje n’kufi
O e dha jetën-o paj po për liri-e
O si i ka hije o nji ushtari, nër shoferat o gjithnji i pari
Kish makinën-o shipe mali, thrret Komanda Sadik Kani
Shpejt si era e murrlani, Ti ngarkohesh o me’i aksion
O me u sjell shokvet’o paj po municione.
O si vetima u nis Sadiku, djal krutan trim si çeliku
Prej Bilishti u nis makina, shpejt e shpejt porsi vetima
Tym e mjegull për ajri, lente mas makina e tij
Detyr vetit o i kish vu-e, gjall e vdek atje me shkue
O municion more paj shokve’t o me u que.
O na kem pas nji rrezik t’zi, qysh se e kem dreqin kojshi
N’kufi lufta po vazhdonte, turr e vrap Sadiku shkonte
O po makina paj po fluturonte.
O aeroplanat o për ajri, iu kan turr makins permi
Breshën plumash lshon anmiku, o aq ma shpejt ia shkel Sadiku
Por anmiqt qofshin mallkue, n’shpatull t’djatht ma kan plague
Plag e rand ma ka trazue, por timonin o s’e ka lshue
Nji minut për pa marue, përshnet shokt me nji fije za
Bini shok se un s’kam gja, bini shok në kok anmikut O ktu i pushoj more paj zemra e Sadikut. O prej Bilishti o kan njoftue, në Kruj lajmin o e kan que
Si vetima ka shkue zani, n’krye t’detyrs ra Sadik Kani
Jan bashkue shokt e Partis, me i ngushllue robt e shpis
Me ia que lajmin e zis, babs e nans e nuses tij
O se u vra djali-o paj po në kufi.
O pes minuta o pushoi zani, n’kam u qu Avdulla Kani
More burra fol’ne ‘i fjal’ un nuk jam bab i pa djal
Len’je vajn e len’je zin, o kom djelm prap more paj po kam Partin.
O manej foli o nona e ti, dy tri fjal me lot në sy O Sadik o djal i ri, ti që u vrave o në kufi, për ke pate ma mërzi
A për nanen o q’ët dha gji, o a për nusen o q’ë s’le fmi
A për babën-o për pleqni, a për vllaznit o që i ke nshpi
Kqyr pasterm e kjaj për ty, e heeej masi u vrave- o hej more për liri-o bre.

DËRGOI: