>
LETERSISHQIP

Kur Të Thashë

Dikur të thashë që,
vendosa të plakem me ty.
Ti më the: "Edhe unë"!

Ndoshta fole për modësi
dhe nuk pate kohë të përjetoje,
atë që thashë unë...

Kanë kaluar mijëra minuta,
në ditë konveruar, më pak se...,
por çuditërisht unë tani
rrudha jam duke numëruar
dhe ti duke m'i parë...

"I puth!", - thua,
dhe nuk ben, sikur nuk i vë re,
sepse,
të pëlqen ajo që sheh.

Më shumë nga Tomka Tanuçi Cullufe