>
LETERSISHQIP

Dashuria

Dashuria, nuk është lule
që e kundron sa herë të merr malli,
Sepse ajo lule vyshket
e do lëngun e puthjeve që të jetojë.

Dashuria nuk është autostradë,
por shina treni, që ndahen e kryqëzohen
në horizontin e jetës pakufi!

Dashuria është vërshim lumenjsh,
që dalin nga shtrati
në stinën e thatë dhe në shkretëtira,
të rrahura nga shpirtra të lodhur refugjatësh.

Dashuria është stuhia në det të hapur,
e gëzim në paqe pas lindjes së diellit.

Dashuria nuk ka sy;
e verbuar,
ecën e sigurt në Kopshtin e Edenit.

Dashuria nuk planifikon;
ajo gjallon, nëse është vërtet dashuri!