>
LETERSISHQIP

N'andrra T'mija Jam Mbret

N'andrra t'mija jam mbret
Në botën tem...
mbret jam.
Në botë tjetër
as ulëse s'di a kam
Cdo pëllëmb' e shtëpis' tem
më perket mu
Asht' i jemi edhe ajri
edhe zjarri i ndezun në dru
Asht' e jemja edhe koha
drita që m'ndriqon
Edhe qirinjt' jan' të mijt'
po edhe vet' terri që m'verbon
I jemi asht uji
të mijat jan' lulet
mollat, qershijtë...
I jemi asht' dheu
dielli që m'nxeh e m'ban dritë...
E dashuroj erën e bukës t'gatume
në shtëpin tem.
Trokitjen e dollapave e njoh.
Qelësat e dyerve i dalloj
edhe në qofshin krejt njëlloj
I ndjej hapat
e ecjet në gëzim
I lexoj buzët që dridhen
e sytë e shkrum në trishtim
Të mijat jan' çarçafat e bardhë
që i laj,
i shplaj,
i thaj
E jemja asht' zilja
që mbi derë e mbaj
Unë dhe vetëm cka më perket mu
m'reflekton pasqyrja varë
Unë dhe vetëm ktu
jap ma shumë se ç'du me marrë
e besom,
Besom
që kaq më mjafton.

DËRGOI: