TEKSTESHQIP

Valon Haliti
Kenge Per Deshmorin Eset Ibishi
Lyrics

Mori Shalë hej tokë kreshnike
ku i ke trimat që i rrite
pasha besën Shala thotë
i kam malet me trima plot
që kta kreshta kurr s'mi korisin
e kam shqipe Eset Ibishin.

Djal petrit ky zog sokoli
pushkë e tij tund lisat e malit
pa shpirtë n'tokë e qet bajlozin
një lulëkuqe n'lule t'ballit.

Dridhen shkrepat ne grykë t'Mazhiqit
u tërbue kulqedra plakë
pip në këmbë Eset Ibishi
e djeg shkaun flakë për flakë.

Ma ngadal he bir i shkines
se ta la shpirtin në grykë t'martines
se jam nip i Bislim Bajgores
faqe t'zeze s'i la Kosovës.

Pushka e trimit kurr nuk ndalet
e shkrinë boren i zgjon malet
N'Qyqavicë e në Ashlan
MelenicëPretenMajdan
po i ndez yjet e Lirisë
faqe t'bardhë me i lanë Shqipnisë.

Gjëmon Majdani Dridhet Preteni
thonë u vra Komandant Shemi
thonë iu ngrysë një zemër nanës
hije randë i ka ra Shalës.

Eset Burri e flet një fjalë
pasha zotin që m'ka falë
pa Komandantin nuk kthehem gjallë
nuk ma njeh Serbia turrin
nga zemrimi qanë dhe gurin.

N'këto troje të dardanisë
shkrepi dielli i lirisë
Eset Ibishi po ndrron jetë
kthehet n'gji t'vatanit t'vet
Nuk t'harron Kosova Kurrë
pasha shqipen në Flamur!!