>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i tij i vertete eshte Ritvan Gjuzi, por artistikisht njihet si Vani. Ai lindi më 12 gusht të vitit 1984, në Tiranë këngëtar mjaft i njohur në të gjithe Shqipërinë dhe jashte trojeve te saje me performancën e zerit e tij. Vani kreu shkollen fillore me pas te mesmen si dhe akademine e arteve, per muzike edhe arktrim. Qe ne femijerin e tij te hershme familjaret vune re talentin dhe zerin melodioz te kengetarit Vani, ku dhe e perkrahen per te vazhduar karrieren muzikore. Me pas ai vazhdoi i perkushtuar ne maksimum te punoi vete duke sjelle shume kenge dhe hite te shqiperis se mesme, folklorike edhe moderne.

Në Qershor 2011, Amarda & Vani marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Arome Indie".

Në Qershor 2012, Ciljeta & Vani marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Sonte Me Dhemb Zemra".

Më datë 3 Prill 2013, Sergio publikojnë videoklipin "Emanuela", në bashkëpunim me Vani. Me këtë këngë,Vani & Sergio marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Në vitin 2013, Vani publikon albumin "Te Dua Zemer".

Më datë 9 Gusht 2014, Vani publikon videoklipin "Nomin Bojna", në bashkëpunim me Lori & XOXO.

Më datë 30 Qershor 2016, Dona Spahiu publikon videoklipin "Stinet E Dashurisë", në bashkëpunim me Vani.

Më datë 11 Korrik 2016, Vani publikon kengen & videoklipin "Miami".

Më datë 20 Gusht 2016, Vani publikon kengen & videoklipin "Te Quiero".

Më datë 11 Shkurt 2017, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Lum E Lum Për Botën". Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 4 Mars 2017, Vani Gjuzi publikon nje nder baladat e tij prekese "Duhet Te Isha Un".

Më datë 25 Gusht 2017, Vani publikon videoklipin "Kadal Kadal". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në vitin 2017, Vani publikon albumin "Ani Zemër".

Ne vitin 2018 vjen edhe me kenge te shqiperis se mesmse "Lum e lum per boten" "Oj raki" "Gani beg toptani" "Rumelia" "Cu deshirush me tpa ty" "Ke cesmja kishes" e plot kenge te mirfillta te shqperis se mesme, ku i punoi mjeshtri Ilir Balla.

Më datë 15 Dhjetor 2017, Vani & Shkelzen Jetishi publikojnë videoklipin "Potpuri E Shqiperis Se Mesme 2017".

Më datë 14 Gusht 2018, Vani publikon kengen & videoklipin "Dajak". Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 30 Dhjetor 2018, Vani publikon kengen & videoklipin "Ke Çesmja Kishes". Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 17 Shkurt 2019, Vani publikon videoklipin "Me Flamur Shqiptar". Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 12 Prill 2019, Vani publikon "Tingujt E Amel Te Mandolines". Kenge kushtuar NENES. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Korrik 2019, Hekurani publikon videoklipin "Boni Mashallah", në bashkëpunim me Vani Gjuzin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Hekuran Krasniqi.

Më datë 2 Qershor 2019, Vani Gjuzi publikon Kengen & videoklipin "30 Dit E Ramazanit". i cili e punoi mjeshtri Ilir Balla. Videoklipi nga MAX production.

Më datë 19 Tetor 2019, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Gjynah". Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 11 Mars 2020, Vani ma sjell nje tjeter balade "Haku Im". Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 21 Shtator 2020, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Potpuri 2020".

Më datë 24 Qershor 2021, Vani & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "Nomi". Muzika e këngës u punua nga Edlir Begolli, ndërsa teksti u shkrua nga Edlir Begolli & Bes Kallaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 31 Maj 2022, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Ditelindja". Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Natti.

Më datë 14 Gusht 2022, Vani publikon videoklipin "Pa Ty Kush Jam Une", në bashkëpunim me Babeta Shahinin. Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ilir Balla.

Më datë 30 Gusht 2022, Vani publikon videoklipin "Boni Marshallah & O Zambak (Kolazh)". Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 31 Tetor 2022, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Kur Vjen Dit E Diele". Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 25 Dhjetor 2022, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Kolazh (Gezuar 2023)", në bashkëpunim me Babeta Shahinin. Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 5 Mars 2023, Vani publikon videoklipin "Kanil I Venitur". Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.

Më datë 27 Korrik 2023, Hekuran Krasniqi publikon videoklipin "Nata Jonë", në bashkëpunim me Vani Gjuzin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Hekuran Krasniqi. Produksioni audio u realizua nga vetë Hekuran Krasniqi.

Më datë 27 Tetor 2023, Ingrit Gjoni & Vani publikojnë videoklipin "Ndarja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 30 Dhjetor 2023, Vani Gjuzi publikon videoklipin "Dy Dele 300 Pare (Kolazh)". Produksioni audio u realizua nga Ilir Balla.