Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

E Humbëm Njëri Tjetrin

E humbëm njëri tjetrin,
Dhe s'do e gjejmë më kurrë,
Ta hoqa dhe portretin,
Që kisha vënë mbi mur!

U lamë,vuajta shumë,
Por s'të kërkova më!
Pas mjegulle,pa gjurmë,
U trete përgjithnjë!

Të mendoj,por zemra,
Për ty,asgjë më s'ndjen,
Zhgënjime..prapë femra,
Një plagë ikën,një më vjen!

Ndonjë ditë,po të qëlloja,
Përballë teje..befas vrik,
Unë rrugën do ndërroja,
Sikur të shihja një rrezik!!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  11

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet