>
LETERSISHQIP

Në Pyll

Era lehtë, gjethet i tundi
Pylli zu të pëshpëriste,
Përmbi gjunjë, të hidhej fundi
Zemra në gjoks, sa s'të pëlciste!

Unë që rrija, në mes drurësh
Me kthetrat mbledhur, si skifter
Sytë e tu, si cifla gurësh
Shumë më vranë, këtë herë!

"Mike moj, më fal ti mua!
Zemërimin tënd, ta kuptoj
Kaq i keq, paskam qenë, thua?
Që zemrën sot, po ta coptoj!?

Fytyrë e saj, krejt u ngjye
Si limoni, e verdhë dyllë
Iku mikja, prapë s'u kthye:
Me tjetër, më gjeti në pyll!