>
LETERSISHQIP

Njerëzit

Po të thosha:"bota është plot idiotë"
Do tundnin kokat:"ashtu vërtet!"
S'është përgjigjur njeri gjer më sot:
"ç'mëkat!ashtu jam dhe unë vetë!"

Mos prit, njerëzit të të kuptojnë!
S'kuptojnë ata, veten e tyre..
Të japin mënd, nëse kërkojnë
Qeshi ti, para fytyre!

Buzëqeshi ti jetës, pa qeder
Edhe pse gjërrat, shkojnë për keq
Këta janë njerzit!Flakë mos merr
As i ndryshon dot e as i ndreq!

Ndonjë barkë, ka frikë, në lundroftë
Se dallga i hidhet, ta fusë nen kthetër
I thellë shumë a i cekët qoftë,
Tru i njeriut, të tremb më tepër!