>
LETERSISHQIP

Deti

Ti qëndron përmbi zall,
S'ma var, mua të shkretit!
Dhe mbi lëkurë të bardhë,
Të fryn, erë e detit!

Ky det, syve të tu
Sa shumë, u jep gëzim
Dallgët, ti hedh si gjuhë
Edhe këmbët, ti lëpin!

Të merr pastaj në krahë
Në gji të vet, të pushton
Ah, ky det, mëshirë s'ka
Që zemrën time, ma lëndon!

Por shpejt, tërbimn e detit,
Ndoshta, ti do ta shikosh
Dhe aherë, mua të shkretit
Sërish, shpresën do ma zgjosh!