Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Një Boshllëk Më Le

Të pashë,sonte në rrugë,
Rastësisht,pas kaq kohe
I shuar,syri yt,mu duk
Më pe një çast,por s'më njohe!

U kryqëzuam,si të huaj
Dorën s'ta dhashë,s'të përshëndeta
Dikur,më bëre shumë të vuaj,
Pa ty,s'më kishte kuptim jeta!

Në vend ndala,dhe kokën ktheva
Ti,e qetë,rrugën vazhdove
Njëlloj boshllëk,në shpirt ndjeva
Siç e kishe lënë,kur shkove!

Zjarri për ty,ngadalë m'u shua
Rrallë,më kaloje nëpër mënd
Zemra sërish,m'u dashurua
Por asnjë,s'e zuri vendin tënd!!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
0

Krijo Një Kartolinë

Të Gjitha

STORY



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet