>
LETERSISHQIP

Kumari

I mjeri unë jetën,
E loza në kumar,
Dy buzë të kuqe, vetëm
Do marr poshtë, në varr!

Dy buzë të kuqe gjak,
E vetmja pasuri
Një puthje, si farmak,
Do më ndajë nga ti!

Se gjënë më të çmuar
Në botë, të kisha unë
Nga loja, i helmuar
Dhimbje të dhashë shumë!

Një puthje, moj, veç
Për këtë fatnxirë
Që s'ish dhe aq i keq,
Por s'ishte as i mirë!