Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

S'mundem Të Harroj!

Po a mundem të të urrej,
Ty,që të desha aq fort,
Nga e shkuara,sytë të kthej,
Të të shoh,e mos derdh lotë?!

A mundem,një vajze tjetër,
"të dua" me gaz ti them,
Kur në shpirt,kam plagë të vjetër,
Edhe zemrën e kam helm?!

Kur tej e tej,re e zezë
Zemrën ma ka pushtuar,
Kush,sërish,do ma rindezë,
Në shpirt,flakën e shuar?

Ku do gjej forcë përsëri,
Tjetër vajzë të dashuroj,
Kur mëndjen kam,veç tek ti,
Dhe dot s'mundem të harroj?!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet